Szczesny: Krenar që jam i 12-ti te Barcelona. Nuk ndihem i zhgënjyer, ma kishin thënë

Pas largimit nga Juventusi dhe një periudhe pothuajse jashtë fushe, Wojciech Szczesny iu bashkua Barcelonës, sezonin e kaluar, si zëvendësues i Ter Stegenit të dëmtuar rëndë. Tani, me mbërritjen e Joan García nga Espanyol, roli i polakut ka ndryshuar.

Pas fitores ndaj Newcastle në Champions, Szczesny pranoi: “Jam një zëvendësues dhe, përveç ndonjë surprize, do të mbetem i tillë. Roli im është të përgatis Joan García për ndeshjet. Ai ka një potencial të jashtëzakonshëm, tashmë është ndër më të mirët në Europë”.

Ish-portieri i Juventusit dhe Romës nuk ndihet i nënvlerësuar: “Jam shumë krenar për këtë rol, sepse isha përgatitur që në firmën e kontratës. Nuk jam i zhgënjyer. Joan-it i mungon përvoja në nivelet më të larta, unë do ta ndihmoj të ruajë vazhdimësinë. Nuk është e lehtë të luash çdo tri ditë nën presion, shpresoj të kontribuoj në suksesin e tij”.

The post Szczesny: Krenar që jam i 12-ti te Barcelona. Nuk ndihem i zhgënjyer, ma kishin thënë appeared first on Telesport.