Wojciech Szczęsny është një nga portierët më të njohur në futbollin europian të viteve të fundit. Ai ka luajtur për Arsenal, Roma dhe Juventus, deri në gusht 2024 kur vendosi t’i përkushtohej më shumë familjes. Dy muaj më vonë u bashkua me Barcelonën për të mbuluar mungesën e Ter Stegen.
Në një intervistë për “GQ”, Szczęsny tregoi pse pranoi të kthehej në aktivitet, pas “pensionimit”: “Tri ditë para njoftimit të tërheqjes, i thashë Leëy-t se nuk doja të luaja më askund, përveç Barcelonës. Kur më thirrën, ndoshta e dinin që mund të më bindnin. Nuk e kisha humbur pasionin, thjesht ofertat nuk më tërhiqnin”.
Ai zbuloi se sezonin e parë te Barça e luajti pa pagesë: “Mora saktësisht aq sa duhej t’ia ktheja Juves për ndërprerjen e kontratës”.
Szczęsny foli për marrëdhënien me ushqimin: “Futbollistëve nuk u lejohet të shtojnë peshë; kontratat përfshijnë gjoba të rrepta për këtë. Më pëlqen të ha dhe, megjithëse e mbaj peshën nën kontroll, thyeva rekordin e yndyrës trupore te Barcelona”. Ai kujtoi edhe talljet: “Lewy më tha në kombëtare: Si arrite Szczesny të kesh një karrierë të tillë me atë trup?”.
Portieri rrëfeu gjithashtu fëmijërinë dhe frikën ndaj babait të tij, Maciej Szczęsny, që e turpëronte publikisht, dhe theksoi se nuk e kishte menduar kurrë të bëhej portier.
The post Szczęsny i sinqertë: Thyeva rekordin e yndyrës trupore te Barcelona appeared first on Telesport.









