Synojmë partneritetin me Japoninë ta ngremë në nivele edhe më të larta

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar Kryetarin e Parlamentit të Japonisë, Fukushiro Nukaga.

Ajo thotë se mbështetja e Japonisë për popullin e Kosovës ka qenë thelbësore gjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit, dhe shton se synojnë që këtë partneritet ta ngremë në nivele edhe më të larta, shkruan Reporteri.net.

Postimi i saj:


Gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë, z. Fukushiro Nukaga, riafirmuam përkushtimin tonë të palëkundur për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në shërbim të vlerave të përbashkëta.

Mbështetja e Japonisë për popullin e Kosovës ka qenë thelbësore gjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit, dhe synojmë që këtë partneritet ta ngremë në nivele edhe më të larta.