Anis Mehmeti ka shënuar golin e 5-të me fanellën e Bristol City në Championship, në sfidën që ekipi i tij po barazon 1-1 në fushën e vetë ndaj Southampton. Miqtë kaluan të parët në avantazh me Armstrong, ndërsa Bristol City barazoi shifrat me të zakonshmin Anis Mehmeti, tre minuta më pas.
Pas një topi të devijuar nga kundërshtari, Anis Mehmeti nuk “fal” dhe dërgon topin në rrjetë, duke treguar edhe njëherë tjetër që është i pagabueshëm para portës kundërshtare. SHIKOGOLIN
Edhe pse në super formë, Anis Mehmeti vazhdon të mos grumbullohet nga Sylvinho. Trajneri brazilian arsyetohet duke thënë se ka shumë lojtarë në pozicionin kua luan Mehmeti dhe nuk mund të thirren të gjithë. Kujtojmë që Mehmeti ka dhënë dhe 3 asiste këtë sezon.
The post Sylvinho nuk e ka fare në mendje, Anis Mehmeti e përshëndet me golin e radhës në Angli (video) appeared first on Telesport.