Sylvinho i lumtur me paraqitjen e Shqipërisë: Ndryshuam skemën pa bërë stërvitje

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, ka deklaruar se ekipi ka bërë mirë ndaj Andorrës me një skemë e cila u testua për herë të parë, pa u stërvitur asnjëherë.

Shqipëria shënoi fitore me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Andorrës në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për Botërorin e vitit 2026.

“Edhe unë e djemtë jemi të lumtur. E meritonim fitoren që të ktheheshim në garë në grup. Çdo gjë është e shpejtë, kemi bërë mirë. Jam krenar për lojtarët. Kemi ndryshuar pak skemën dhe funksionoi shumë mirë”.

“Zëvendësimet varen nga ndeshja. Ndoshta ndonjë ndeshje mund të bësh 4 ose 5. Unë mendoj se sinqerisht, nëse bën 4 ose 5 zëvendësime, ndryshon gjithçka. Zakonisht më pëlqeu edhe diçka tjetër, që e kemi respektuar ekipin e tyre, ata janë njerëz që luajnë me dëshirë dhe kemi bërë mirë”.

“Ata kanë një bllok të ulët shumë të mirë. Dua t’i bëj komplimente Shehut i cili bëri një ndeshje të mirë, në ekuilibër. Për të vendosur një kundër një në krah, Broja është shumë i fortë”.

“Ne mundohemi të shohim lëvizjet, Broja mund të përshtatet shumë mirë, e ka bërë edhe më parë. Hoxha nga ana tjetër, ishin skuadër që mund të hapnin ndeshjen. Për fat bëmë mirë, ata kanë bërë një ndeshje shumë të bukur”.

“A mund të përdoret Broja kështu me ekip më të fortë? E shohim që ai në të kaluarën ka bërë atë rol shumë mirë. Duhet të përdorim karakteristikat e lojtarit dhe është shumë i fortë, ka lëvizje në thellësi, ai bën hyrje në zonë se është shumë i fortë”.

“Varet nga kundërshtari, mund të përshtatet se ka gjithçka, forcë, teknikë, nuhatje për gol”.

“Përtej kundërshtarit, varet nga ekuilibri i skuadrës. Nëse e ekuilibrojmë mirë skuadrën në fazën e mbrojtjes, në Angli ai bëri 30 minuta shumë të mirë”, deklaroi Sylvinho.