Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Sylejman Selimi ka hequr dorë nga pozita e tij.
Ai për t’u liruar nga detyra i ka kërkuar kryeministrit Ramush Haradinaj, kërkesë kjo e miratuar nga ky i fundit.
Këtë e ka bërë të ditur vet kryeministri Ramush Haradinaj.
“Kam liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin, me kërkesen e tij. Zotin Selimi e falenderova për kontributin e deritashëm në Zyrën time politike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.