Syla për vizitën e Trendafilovas: Po vie në një datë që lidhet me themelimin e UDB-së

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, po qëndron për një vizitë në vendin tonë.

Por, kjo vizitë e Trendafilovas, po kundërshtohet ashpër nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Nënkryetari i OVL-së Gazmend Syla, tha në Edicionin Special në Klan Kosova se ky është një provokim.

“Ju e dini tash ky muaji maj, është muaji i përkujtimit të shumë masakrave e dëshmorëve që i kemi, Ka qenë krejt e panevojshme që kjo të vijë, zonja Trendafilova të na tregojë tash se çka po ndodh atje”, tha Syla në Klan Kosova.

Ai iu bëri thirrje mediave që ta bojkotojnë konferencën e Trendafilovas.

Numri dy i OVL UÇK-së, theksoi se vizita e të parës së DhSK-së, po lidhet me datën e themelimit të UDB-së (Shërbimit Sekret të ish-Jugosllavisë).