Gazetari Valon Syla u është drejtuar militantëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas letrës që kreu i VV’së, njëherit kryeministri në detyrë, Albin Kurti i dërgoi kreut të LDK’së, Lumir Abdixhikut, ku i kërkoi koalicion.
Syla ka thënë se beson se militantët e kësaj partie “e kuptojnë sa keq Albin Kurti po i keqpërdor ata”.
Tutje, Syla ka thënë se ende kanë brenda “Vjosa Osmana e Bulliqa”.
“Besoj tash e tutje, militantët e LDK’së që shajnë me fjalorë të gërrnaçave e kuptojnë sa keq Albin Kurti po i keqpërdor ata… Dy herë në ditë letra arrogance për ndarje të sërishme të LDK’së, për të ja siguruar pushtetin atij edhe 1 vjet. Mos harroni se ende keni brenda Vjosa Osmana e Bulliqa”, ka shkruar Syla.