Syla komenton zhvillimet në LDK: Menojnë që e kanë me tapi t’babës kryeministrin

Gazetari Valon Syla, ka komentuar zhvillimet në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), pasi Avdullah Hoti e Agim Veliu kontestuan lidershipin e Lumir Abdixhikut.

Syla ka thënë se “Abdixhiku e kërkoi pozitën e kryeministrit, ndërsa LDK nuk i ka fituazr zgjedhjet që 20 vjet”.

“E kemi kuptu mesazhin jemi opozite, ama kryeministrin. Nuk ka, LDK mendojnë që e kanë me tapi t’babës pozitën e kryeministrit, zgjedhjet s’i kanë viti që 20 vjet”.

“As Prishtinën pa PDK-në s’mundet me fitu A po mendon që Perparim Rama kur e ka përzënë PDK-në, nuk ka lë vend pa e prish LDK një marrëveshje, për shkak të disa ambiciozëve që nga bankat shkollore janë bë eksperta, një prej tyre është Doarsa Kica”, ka thënë Syla në “Pressing” të T7.