Syla i AAK’së – Rexhep Selimit: Ndalni sulmet ndaj invalidit të UÇK’së

Deputeti i AAK’së, Gazmend Syla ka thënë sot në seancën e Kuvendit se aktivistë të Vetëvendosjes janë duke e quajtur drejt vdekjes një ish’ushtar të Betejës së Koshares duke i dërguar mesazhe.

Ai fillimisht ka ironizuar me anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosjes.

“Grupet që i keni në Facebook që e kanë për detyrë me na fy neve, edhe Albin Kurti e njerëzit e Vetëvendosjes janë më të mirë në botë, edhe dyshoj se edhe shumë shtete tjera kanë me ardh me i marrë mostrat e juve me u klonu e ju në një të ardhme keni me ardhë me u udhëheq botën”, tha ai, derisa, foli për rastin e Shpetim Agushollit.

“Është një djalë quhet Shpetim Agusholli, po të lutna Rexh po së paku kërko prej qetij grupi që e keni në rrjete sociale, mos i shkruni për shkak se njeri po do me na vdekë, mos ja përshpejtoni njerit vdekjen, me morfinë po duhet me qu kur po i shkrujnë njerëzit privat. Kërkoni nga komentuesit e juaj, ma herët nuk ka ndodhë kjo pratikë. Tytat që i  kanë kthy ka Shpejtimi drejtoni ka ju. Edhe gruan e ka të verbër veç me i mbytë krejt, nëse ai vdes, besoj nuk e ka zgjat për shkak të problemeve, nëse konstatohet se ka vdek nga ataku, s’na mbetet neve si shokë vec me pru trupin e tij para zyrave të juve”, ka thënë Syla.

Kësaj deklarate iu ka kundërpërgjigjur shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

“Gaz më fal po s’kam arritë të ju kuptoj komplet, as se kam idenë për cka po bëhet fjalë, të vetmin emër që po e kujtojë është Shpejtim Augosholli për të cilin unë kam sa ju respekt. I vetmi portal i Vetëvendosjes është ai zyrtari”, tha Selimi.

Agusholli kishte qenë kritik ndaj Qeverisë Kurti në kohën e pranimit të testeve nga Serbia./express