Gazetari Valon Syla tha se Bedri Hamza i PDK-së është pa fije dyshimi kandidati kryesor nga radhët e opozitës për zgjedhjet 28 dhjetorit, duke thënë se besimi për të vjen edhe nga aleati kyç i Kosovës.
Syla përmendi sondazhet e fundit në raport me partitë opozitare, sipas të cilave Bedri Hamza edhe PDK-ja janë opsioni i parë i të gjithë votuesve opozitarë dhe anti-VV.
”Profili i tij institucional, i besueshëm, jo popullist, bashkë me aftësinë e tij për unitet dhe maturi politike e bënë dallimin dhe e veçon nga të tjerët”, tha komentatori politik Valon Syla.
Përpos mbështetjes në mesin e qytetarëve, Syla tha se Hamza ka marrë besim edhe në rrafshin ndërkombëtar, veçanërisht pas takimeve të rëndësishme në SHBA.
”Po ashtu një besim i shtuar për Hamzën vjen edhe nga partitë tjera tê opozitës dhe sidomos aleati strategjik kosovar nê Washington ku para pak jave pati një vizitë mbështetëse në Shtëpi të Bardhë”, shkroi Syla.
Bedri Hamza për dallim nga zgjedhjet e 9 shkurtit, tanimë nuk është veç kandidat për kryeministër, por edhe kryetar i PDK-së. Ky element mund të ketë ndikim të madh në votuesit potencialë të kësaj partie.












