Syla: 27 muaj prej kur Albin Mashtruesi, bashkë me Listën Serbe la luftëtarët e lirisë jashtë pagës minimale

Sekretari Organizativ i AAK-së, Gazmend Syla ka thënë se janë bërë 27 muaj që nga koha kur, sipas tij, Albin Kurti bashkë me votat me Listën Serbe, la luftëtarët e lirisë jashtë pagës minimale.

“Nga ajo datë deri më sot, çdo veteran do të merrte 4.600 euro më shumë, e ato para do të ishin të mirëseardhura në këtë dimër të ftohtë, marrë parasysh gjendjen e keqe në furnizimin me energji, të cilën na shtrenjtuan disa herë që kur erdhi kjo qeveri. Ndërkohë, kur po përballen me gjyqe, po qartësohet se vjedhja në sektorin e energjisë është qindra milionëshe”, ka shkruar Syla teksa u ka lënë një mesazh ish-bashkëluftëtarëve të tij.

“Bashkëluftëtarë të dashur. Kur të votoni në këto zgjedhje, mos harroni se Kurti na ka vjedhur 170 euro për çdo muaj. Albin Mashtruesi na ka borxh secilit 4.600 euro deri më sot. Borxhin e kthejmë vetëm duke e rrëzuar nga pushteti këtë argat të Serbisë”, ka shkruar ai.