Po vazhdon raportimi i ministrit Sveçla dhe drejtorit të Policisë Mehmeti në mbledhjen e Komisionit për Siguri. Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se barrikadat kanë qenë nën kontrollin e tyre dhe se qarkullimi nuk është ndërprerë asnjëherë.
Sveçla ka deklaruar se mund t’i largonin barrikadat edhe fizikisht.
“Ngujim nuk ka patur në asnjë moment. Kemi arritur të konrollojmë pjesë e parë dhe të dytë të barrikadës. Poashtu, ka pasur qarkullim përmes rrugëve alternative dhe barrikadave. Qarkullimi nuk është ndërprerë për asnjë moment”, ka thënë Sveçla.