Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në një takim përshëndetës ambasadorin e Republikës së Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik në vendin tonë.
Ministri Sveçla e falënderoi ambasadorin Nissinen për bashkëpunimin e ngushtë dhe kontributin e çmuar që ka dhënë gjatë mandatit të tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushat që mbulon Ministria e Punëve të Brendshme.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ambasadës së Finlandës, si dhe mbështetja e vazhdueshme që ka ofruar Finlanda për zhvillimin institucional të Kosovës.
Ambasadori Nissinen shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm e frytdhënës që ka pasur me institucionet tona gjatë kohës së shërbimit të tij në Kosovë.
Në përmbyllje të takimit, Ministri Sveçla i uroi Ambasadorit Nissinen suksese në angazhimet e tij të ardhshme profesionale dhe personale.
The post Sveçla pret në takim përshëndetës Ambasadorin e Finlandës në Kosovë Matti Nissinen appeared first on Kosovapost.net.