Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të zyrtarëve serbë, duke i cilësuar ato si pjesë të një fushate të përhershme dezinformimi dhe provokimesh nga ana e Serbisë, transmeton KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka shpërndarë reagimin zyrtar të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), e cila demanton pretendimet serbe dhe thekson transparencën dhe ligjshmërinë e veprimeve institucionale në raport me menaxhimin e pronave në territorin e Kosovës.
“Ashtu siç ka deklaruar njëri nga ideologët dhe frymëzuesit kryesorë të krimeve serbe në fund të shekullit të kaluar, Dobrica Çosiq – se gënjeshtra është interes nacional serb – Vuçiq dhe shpura e tij po mundohen me përpikëri t’i qëndrojnë kësaj. Por kot e kanë. Në Republikën tonë, jo vetëm e vërteta, por edhe rendi e sundimi i ligjit do të mbizotërojnë kurdo dhe kudo”, ka shkruar Sveçla.
The post Sveçla: Gënjeshtra është interes nacional serb, në Kosovë mbizotërojnë rendi, ligji dhe e vërteta appeared first on Kosovapost.net.