Sveçla e fsheh që aksioni ku u arrestuan disa zyrtarë për korrupsion u krye me urdhër të Prokurorisë Speciale

Xhelal Sveçla i Vetëvendosjes ka fshehur faktin se urdhëri për aksionin i gjerë policor ku u arrestuan disa zyrtar për korrupsion dhe keqpërdorim zyrtar u krye me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Sveçla shkroi vetëm se aksioni u krye nga Policia dhe AKI-ja, ndërsa se urdhri u dha nga Prokuroria Speciale e mënjanoi brenda fjalëve “dhe institucioneve tjera relevante”.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me AKI-në dhe urdhër të PSRK-së, ka realizuar një operacion policor, i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme. Lidhur me rastin i cili po trajtohet nga DHKEK-ja, në bashkëpunim me akterët e tjerë, janë shoqëruar për intervistim disa persona. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, thanë nga Policia e Kosovës.