Kryeshefi i “Trepça” Sh.A ka suspenduar përkohësisht nga puna punëtorin V.A.
V.A. u suspendua dje nga puna, nën pretendimet se ka shkelur detyrat e punës.
“Ky vendim është marrë për shkak të shkeljeve të rënda të detyrave të punës, përfshirë mosrespektimin e udhëzimeve dhe urdhrave të kryeshefit ekzekutiv. Shkeljet janë të specifikuara në nenin 10, paragrafi 1, nën paragrafi 1.5 dhe 1.24 të Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale, nr. prot:2906, të datës 30.07.2020.
“Trepça” Sh.A shpreh përkushtimin e saj ndaj respektimit të rregullave të brendshme, transparencës dhe përgjegjësisë institucionale në të gjitha nivelet” thuhet në njoftim./Periskopi/