Është suspenduar nga detyra kryeshefi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Hilmi Mehmeti.
Burime të “Indeksonline” thonë se vendimi për shkarkimin e tij është marrë nga ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.
Ndryshe, Mehmeti është zgjedhur në krye të IPK-së në prill të vitit 2016 nga MPB-ja me anë të një konkursi.
Ndërkohë, burime tona thonë se vendin e Mehmetit pritet ta zë Miradije Kelmendi.