Suspendimi i Dialogut Strategjik Kosovë – ShBA, Behrami: Janë të frikësuar edhe nga krijimi i një SPAK-u

Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se pezullimi i Dialogut Srategjik Kosovë – ShBA shpreh edhe një dimension “konvenimi” për Vetëvendosjen, siç edhe ka thënë vetë deputeti i VV-së, Armend Muja, se “na konvenon”.

Postimi i plotë:

Suspendimi i dialogut me SHBA-në, strategji e VV-së për shmangie nga drejtësia

Në kuadër të Marrëdhënieve Strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komponent shumë i rëndësishëm është edhe sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit.

Në bazë të këtyre marrëdhënieve strategjike, Shqipëria, bashkë me mbështetjen amerikane, ka ndërtuar SPAK-un!

Ndërsa, VV-ja tha se suspendimi i dialogut për krijimin e marrëdhënieve strategjike me SHBA-në “na konvenon”.

Patjetër, sepse janë të frikësuar për krijimin e një SPAK-u në Kosovë!

A thua pse?