Pep Guardiola ishte i pranishëm në tribunë në stadiumin “Rigamonti” të Brescia për të ndjekur ndeshjen mes Union Brescia dhe Pro Patria. Trajneri i Manchester City konfirmoi edhe një herë lidhjen e tij të fortë me qytetin italian, ku ka luajtur në të kaluarën nën drejtimin e Carlo Mazzone dhe përkrah Roberto Baggios.
I shoqëruar nga “team manager” Edoardo Piovani, trajneri spanjoll e ndoqi ndeshjen nga një lozhë në tribunën qendrore. Arsyeja e vizitës nuk lidhej me çështje futbolli, por me miqësinë personale mes tyre. Pep Guardiola spanjoll kishte udhëtuar drejt Brescia për të festuar ditëlindjen e Piovani, një figurë e rëndësishme e klubit vendas.
Prania e tij në stadium tërhoqi vëmendjen e tifozëve dhe mediave, duke rikthyer kujtimet e periudhës si futbollist në Brescia, një eksperiencë që vazhdon të mbetet shumë e veçantë në karrierën e trajnerit katalanas.
The post Surprizon Guardiola, nga Anglia në stadiumin e Brescia për të ndjekur… Union-Pro Patria appeared first on Telesport.










