Surpriza turke! Luciano Spalletti gati të zëvendësojë Mourinho në stolin e Fenerbahce

Pas dështimit për t’u kualifikuar për fazën e grupeve të Champions League dhe shkarkimit të portugezit José Mourinho, skuadra e Fenerbahçe është në kërkim të një trajneri të ri.

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, është ndër emrat që po merren në konsideratë për këtë rol. Lajmi vjen nga mediat turke, që e shohin trajnerin Italian si kandidat të fortë.

Një tjetër kandidat për stolin e Fenerbahce është edhe portugezi Sergio Conceiçao, i cili është rikthyer i gatshëm për të drejtuar një ekip pas largimit nga Milan. Emri i trajnerit do të vendoset këtë javë.

The post Surpriza turke! Luciano Spalletti gati të zëvendësojë Mourinho në stolin e Fenerbahce appeared first on Telesport.