Mbrojtësi Ibrahima Konate mund të jetë lëvizja surprizë e minutës së fundit e merkatos së verës. Francezi ka hyrë në vitin e tij të fundit të kontratës me Liverpool dhe nuk ka gjasa që ajo të rinovohet.
Lojtari është i rëndësishëm për “reds”, por frika që të largohet me koston zero verën e ardhshme mund të çojë palët në një marrëveshje. Për më tepër që presioni që po ushtron Real Madrid është i madh.
Thashethemet thonë se klubi spanjoll e ka bindur lojtarin të nënshkruajë falas verën e ardhshme. Por, sipas “AS”, skuadra spanjolle mund ta sjellë Konaté në Spanjë menjëherë, duke ofruar rreth 20 milionë euro.
Liverpool po kërkon një shumë prej rreth 50 milionë eurosh për të liruar menjëherë lojtarin. Një shumë e lartë, që mund të ulet për të shmangur humbjen e një pjese tjetër të vlefshme të mbrojtjes së tyre falas.
The post Surpriza nga Anglia: Liverpool “dorëzohet”, Real Madrid përgatit blerjen e “minutës së fundit” appeared first on Telesport.