Surpriza e merkatos së kësaj vere, Newcastle i befason të gjithë. 90 milionë euro për sulmuesin që pritej të ishte i Bayern

Nick Woltemade ka qenë një nga emrat më të lakuar në këtë merkato verore. Sulmuesi i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Stuttgart, ku shënoi 17 gola dhe dha 10 asiste në 33 ndeshje në Bundesligë, u përfol shumë dhe të gjithë prisnin transferimin e tij te Bayern.

Dy ofertat e Bayern, e para 40 milionë euro, e dyta 60 milionë euro, të dyja u refuzuan nga Stuttgart. “Daily Mail” dhe “Sky Sport Germany” raportojnë se Nick Woltemade do transferohet te Newcastle për 90 milionë euro.

“Qymryxhinjtë” duket se kanë gjetur më në fund zëvendësuesin ideal të Alexander Isak, pasi dështuan me objektivin e parë që ishte Benjamin Sesko. Në këtë situatë, Isak do zyrtarizohet shumë shpejt te Liverpool, ndërsa pasuesi i tij te Newcastle do jetë pikërisht Nick ëoltemade.

The post Surpriza e merkatos së kësaj vere, Newcastle i befason të gjithë. 90 milionë euro për sulmuesin që pritej të ishte i Bayern appeared first on Telesport.