Përveç transferimeve të emrave “big”, Barcelona është gjithmonë e vëmendshme edhe ndaj talenteve të reja.
“AS” zbulon se objektivi i madh i Barcelonës është Hamza Abdel Karim, një sulmues premtues 17-vjeçar që luan për një nga klubet më të mira në Egjipt, Al Ahly, ku ka rënë në sy me paraqitjet e tij, duke ngjallur interesin e shumë klubeve, por për momentin Barcelona duket më afër tij.
Hamza Abdel Karim luan si sulmues dhe konsiderohet si “Mohamed Salah i ri”. Për 17-vjeçarin ka interes edhe nga Man. City dhe Bayern, ndaj Barcelona po punon për të siguruar sa më shpejt kartonin e tij.
Ende nuk flitet për shifra dhe detaje të tjera ekonomike, por nëse nuk ka ndodnjë surprizë tjetër rrugës, Hamza Abdel Karim, pritet të transferohet te Barcelona gjatë verës së ardhshme.
The post Surpriza e merkatos, Barcelona ka gjetur “Mohamed Salah-un e ri” appeared first on Telesport.











