Superkupa e Francës, Marquinhos synon një tjetër trofe me PSG: Nuk kemi frikw nga Marseille, ta nisim mbarë vitin

Sot, në Kuvajt do të zhvillohet Superkupa e Francës midis Paris Saint-Germain dhe Marseille. Kapiteni i PSG-së, Marquinhos, i kritikoi ashpër rivalët e tij në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Kur u pyet për frikën e mundshme të parisienëve pas fitores 1-0 të Marseille në Ligue 1 në shtator, kapiteni brazilian u përgjigj: “Marseille nuk më tremb kurrë. Nuk kam aspak frikë prej tyre. gjithmonë e respekton kundërshtarin tend”.

“Pavarësisht kundërshtarit, ne nuk kemi frikë prej tyre. Është gjendja jonë mendore dhe filozofia jonë që gjithmonë të duam të fitojmë, të bëjmë atë që është e nevojshme në fushë për të fituar ndeshjet“, tha Marquinhos.

Më pas ai vazhdoi: “Çdo ndeshje ka historinë e vet. Edhe nëse Marseille ka pasur pak vështirësi kohët e fundit në Ligë, kjo nuk do të thotë asgjë. Ne kemi përvojë, veçanërisht në një finale, çdo gjë mund të fitohet. Duam ta nisim mbarë këtë vit ashtu si edhe vjet, ndaj jemi gati”.

The post Superkupa e Francës, Marquinhos synon një tjetër trofe me PSG: Nuk kemi frikw nga Marseille, ta nisim mbarë vitin appeared first on Telesport.