Supergoli i Nuno Mendes nuk mjafton, Ethan Mbappe i heq fitoren nga duart PSG-së (video)

Me shumë mungesa të rëndësishme, PSG nuk ka arritur të shkojë më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Lille, e vlefshme për javën e gjashtë në Ligue 1.

Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 65-të, ku Nuno Mendes që kishte vetëm pak minuta në fushë, shënoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit nga distanca, duke na kujtuar golat e jashtëzakonshëm të Roberto Carlos. Një ekzekutim perfekt me të majtën nga mbrojtësi portugez dhe topi përfundon në rrjetë.

Ethan Mbappe do të barazonte shifrat në minutën e 85-të. Vëllai i vogël i Kylian Mbappe, kishte vetëm 4 minuta në fushë dhe gjeti direkt golin. Ky është goli i dytë për 18-vjeçarin në këtë sezon të ri. I pranishëm në stadium ishte edhe Kylian Mbappe, që sigurisht nuk mund të rrinte pa duartrokitur golin e vëllait të tij.

Rezultati përfundimtar 1-1. PSG mban vendin e parë në renditje me 16 pikë, Lille në vendin e shtatë me 11 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Supergoli i Nuno Mendes nuk mjafton, Ethan Mbappe i heq fitoren nga duart PSG-së (video) appeared first on Telesport.