Manchester City arriti që ta mposht Leicester City-n para tifozëve të vet në ndeshjen e javës së 37-të në Premier Ligë, raporton Fokusi.info.
Sulmet e njëpasnjëshme nuk ishin të mjaftueshme për të zhbllokuar rezultatin për vendasit, deri sa në skenë erdhi kapiteni legjendar i skuadrës, Vincent Kompany, i cili shënoi në minutën e 70-të për rezultatin 1 – 0, i cili ishte edhe rezultati përfundimtar.
Me këtë fitore, Manchester City do të futet në xhiron e fundit si lider i tabelës, me 95 pikë të grumbulluara, një më shumë se Liverpool.
Në javën e fundit, City luan si mysafir me skuadrën e Brighton, ku do të vendoset gjithçka për titullin.
Kurse, Liverpool luan si vendas ndaj skuadrës Wolves.
https://streamable.com/2ttin