Arsenal po bën një super sezon deri tani, ku mban vendin e parë në Premier League si dhe kryeson i vetëm në Champions League. Pavarësisht formës së mirë të treguar deri tani, Arsenal po mendon edhe për merkaton e verës.
Meidet angleze zbulojnë se Arsenal do të bëjë një përforcim të bujshëm në krahun e majtë të sulmit për sezonin e ri. Dy zgjedhjet e “Topçinjve” janë Rafael Leao ose Rodrygo.
Portugezi ka treguar që është një lojtar vendimtar për Milanin, por kuqezinjtë janë të vetëdijshëm që nuk do ta mbajnë dot në ekip në rast se vjen një ofertë e mirë ekonomike rreth 100 milionë euro.
Rodrygo edhe pse ka fituar besimin e Xabi Alonso vetëm në ndeshjet e fundit, largimi i tij gjatë verës duket i pashmangshëm. Një mundësi e mirë për të vazhduar karrierën për anësorin brazilian është Arsenal. Megjithatë, largimi i tij nga Madridi nuk do të jetë aspak i lehtë. “Los Blancos” mund të heqin dorë prej tij, vetëm në rast se një oferte të parefuzueshme, 90-100 milionë euro.
The post Super ylli i Serie A ose ai i La Ligës, Arsenal vendos për transferimin e bujshëm në sulm appeared first on Telesport.











