Atletico Madrid ka marrë fitoren e 4-të rresht, pasi ka fituar 3-1 ndaj Levante në “Metropolitano”, e vlefshme për javën e 12-të të La Ligës. “Colchoneros” gjetën avantazhin që në minutën e 11-të, falë një autogoli të Dela, pas një topi të futur në zonë nga Pablo Barrios.
Miqtë barazuan shpejt shifrat me golin e shënuar me kokë nga Manu Sanchez në minutën e 21-të, i cili gjeti rrjetën me kokë, pas një krosimi nga këndi dhe u la plotësisht i lirë nga mbrojtësit e Atletico-s.
Goli i avantazhit për vendasit do të vinte në minutën e 60-të, ku Antoine Griezmann e kishte fare të lehtë të shtynte topin në rrjetë, pas asistit fantastik të Marcos Llorente.
Në minutën e 80-të, ishte sërish Griezmann që gjeti golin dhe vulosi fitoren 3-1. Pas kësaj fitoreje, Atletico Madrid ngjitet në vendin e tretë me 25 pikë, Levante mbetet në vendin e 17-të me 9 pikë.
The post Super Griezmann, Atletico Madrid merr fitoren e 4-të rresht dhe futet në garë për titullin (video) appeared first on Telesport.










