Sunderland i Xhakës i zgjidh një hall të madh Real Madridit, për 11 milionë euro

Ferland Mendy është kthyer në një problem madhor te Real Madrid. Francezi ka vuajtur shumë nga dëmtimet, por edhe kur ka qenë në dispozicion të ekipit, është aktivizuar shumë pak. Në dy sezonet e fundit, mbrojtësi i krahut ka humbur gati 40 ndeshje zyrtare për shkak të lëndimeve të ndryshme.

Mesa duket në Madrid janë lodhur me këtë situatë dhe janë gati të ndajën rrugën me anësorin francez. Mediet spanjolle zbulojnë se për Ferland Mendy ka interes të madh nga Sunderland, ekipi anglez ofron 11 milionë euro për shërbimet e francezit.

Oferta e ardhur nga Sunderland nuk e mbulon plotësisht investimin e bërë, por do ta ndihmonte shumë Real Madridin të ulte faturën e pagave dhe të krijonte hapësirën e nevojshme për transferime të reja në ekip.

Me një kontratë në fuqi deri në vitin 2027, klubi madrilen mbetet i hapur për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme përpara se vlera e lojtarit të zhvlerësohet më shumë. Ditët në vijim pritet të ketë bisedime të shtuara mes palëve.

The post Sunderland i Xhakës i zgjidh një hall të madh Real Madridit, për 11 milionë euro appeared first on Telesport.