Sulmuesin e kërkojnë në Angli, gruaja e Harry Kane del kundër rikthimit

Harry Kane ka gjithë të drejtën për t’u larguar nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni për 58 milionë euro, sipas klauzolës në kontratë të nënshkruar mes palëve.

Në 109 ndeshje me Bayern në të gjitha kompeticionet, Kane ka shënuar 105 gola, duke treguar efikasitetin e tij dhe jo më kot konsiderohet si një nga sulnuesit më të mirë në botë.

Për anglezin ka interes të madh në Premier League, aty ku Tottenham do e mirëpriste krahëhapur, por jo vetëm, pasi edhe Man. United interesohet për të dhe do ishte i gatshëm të paguante klauzolën e tij.

Megjithatë, “BILD” raporton se Bayern ka një aleate të fortë për të mbajtur sulmuesin në Munich. Gruaja e Harry Kane është kundër rikthimit të sulmuesit në Angli, pasi familja e tyre është përshtatur shumë mirë në Bavari dhe mbi të gjitha janë shumë të kënaqur me privatësinë, gjë ju mungonte shumë kur ishin në Londër.

The post Sulmuesin e kërkojnë në Angli, gruaja e Harry Kane del kundër rikthimit appeared first on Telesport.