Florian Plettenberg, gazetari i Sky Sport Germany, raporton se Bayern Munich ka arritur marrëveshjen personale me një nga sulmuesit më të mirë të momentit.
Bëhet fjalë për Nick Woltemade, sulmuesin e Stuttgart, i cili shënoi 17 gola në 33 ndeshje në sezonin e fundit. Formën e mirë e ka treguar edhe në kampionatin europian U21, ku ka dhënë kontributin e tij duke e çuar Gjermaninë në finalen e madhe ndaj Anglisë.
Sipas raportimit në fjalë, sulmuesi 23-vjeçar ka rënë dakord për një kontratë 5-vjeçare me Bayern si dhe për pagën. Tani mbetet pjesa më e vështirë për Bayern, negociatat me Stuttgart, e cila e vlerëson jo më pak se 50 milionë euro.
Në ditët në vijim pritet të ketë negociata zyrtare mes dy klubeve, ku marrëveshja mund të arrihet për shifrën 40-45 milionë euro.
The post Sulmuesi më i përfolur i momentit i thotë “po” Bayern, tani pritet vetëm marrëveshja mes dy klubeve appeared first on Telesport.