Sulmuesi i talentuar: Nuk e kam vënë kurrë në dyshim se do të qëndroja tek Inter

Ka qenë një javë ëndrrash për Francesco Pio Esposito. Të dielën e kaluar ai debutoi në Serie A për Inter dhe tani ka mundësinë të përmbushë një ëndërr të jetës, duke dalë në fushë për herë të parë me skuadrën e Italisë, e cila po përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Estonisë dhe Izraelit.

Sigurisht që gjithçka po ndodh shumë shpejt. Jam shumë i lumtur që jam këtu për grumbullimin tim të pare. Është një ndjenjë e madhe“, tha ai në një konferencë për shtyp nga kampi stërvitor në Coverciano.

Ky është një moment shumë pozitiv, por në futboll gjithçka mund të ndryshojë shpejt dhe ke nevojë për një ekuilibër të madh“, tha Espozito, emri i të cili është përfolur shumë në tregun e transferimeve.

E vërtetë, jam përfolur gjatë gjithë verës për tregun e transferimeve, por nuk ka pasur kurrë dyshime për qëndrimin tim tek Inter. Nuk kam dashur kurrë të shkoj diku tjetër, Inter është një ëndërr e bërë realitet dhe trajneri donte të më mbante. Nuk kam pasur kurrë dyshime“, tha sulmuesi.

Tek Inter, ai do të përballet me dy gjigantë si Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram. “Nuk ka të bëjë me shtytjen, por me dëshirën për të mësuar gjithmonë diçka prej tyre sepse janë ndër sulmuesit më të mirë për momentin. Për mua, është një mundësi“, shtoi Esposito.

Do t’ia vidhja urinë dhe vendosmërinë Lautaro. Ai gjithmonë jep 100%, edhe në stërvitje. Marcus ka thjeshtësinë në të bërë gjërat, në mposhtjen e kundërshtarëve të tij“, deklaroi sulmuesi 20-vjecar Italian.

The post Sulmuesi i talentuar: Nuk e kam vënë kurrë në dyshim se do të qëndroja tek Inter appeared first on Telesport.