Sulmuesi i klubit të madh nga Turqia i bashkohet Superligës së Kosovës

Klubit të futbollit Ferronikeli i është bashkuar një talent i Kosovës, që deri më tani ka luajtur për Fenerbahcen.
Klubi ka njoftuar në Facebook se ka transferuar sulmuesin Adenis Shala.
Talenti Shala është 20 vjeçar dhe deri tani ka luajtur për ekipin e Fenerbahçes U21 nga Turqia.
Ai luan si sulmues krahu dhe për momentin është në superformë dhe do ta shfrytëzojë tërë potencialin e tij për të arritur synimet me skuadrën tonë, thuhet në njoftim.