Sulmuesi i kërkon Liverpool të largohet, Bayern Munich ka gati ofertën e dytë për të

E ardhmja e Luis Diaz te Liverpool duket e pamundur. Sulmuesi kolumbian ka mjaft admirues në Europë, të cilët tashmë kanë bërë hapin e parë për të siguruar shërbimet e tij.

Aio është një nga objektivat kryesorë të Bayern Munich, që kanë bërë edhe një ofertë të parë zyrtare për të (70 milionë euro), por që është refuzuar nga kampionët e Premier League.

Gjithsesi, bavarezët nuk tërhiqen nga objektivi për të sjellë sulmuesin kolumbian në “Allianz Arena”. Ai që po përshpejton këtë transferim është vetë lojtari 28-vjeçar.

Sipas “The Athletic”, lojtari ia bëri të qartë klubit anglez dëshirën e tij për të luajtur me një ekip të ri, ndaj ka kërkuar një transferim. Një ofertë më të mirë nga Bayern pritet javën e ardhshme, që kolumbiani mund të kalojë në Bundesligë.

The post Sulmuesi i kërkon Liverpool të largohet, Bayern Munich ka gati ofertën e dytë për të appeared first on Telesport.