Nevoja për sulmues, Barcelona “peshkon” në Bundesligë

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të ri dhe drejtuesit kanë hedhur sytë nga Bundesliga gjermane. 

Sipas gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine”, Barcelona ka shenjëstruar sulmuesin e Eintracht Frankfurt Luka Joviç si zëvendësues potencial të Luis Suarez, i cili është drejt pensionimit nga futbolli.

Madje, duke iu referuar këtyre burimeve thuhet se golashënuesi më i mirë i Bundesligës ka arritur një marrëveshje me klubin katalanas, teksa pritet vetëm zyrtarizimi i saj.

Megjithatë, ata gjithashtu shtojnë se nuk ka ende marrëveshje me klubin e tij mbi një tarifë transferimi për 21-vjeçarin, i cili mund të kushtojë të paktën 50 milionë euro./Ora News.tv/