Sulmuan një person, arrestohen dy vëllezër në Suharekë

Dy vëllezër janë arrestuar në Suharekë pasi e kanë sulmuar fizikisht një person, ditën e djeshme rreth orës 23:00.

Viktima ia ka thyer parafangon e automjetit të të dyshuarve.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“SULM & DËMTIM PRONE- Rr. Skënderbeu, Suharekë 12.04.2025 – 23:00. Pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit meshkuj kosovarë-vëllezër, e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër mashkull kosovar. Ky i fundit në shenjë revolte i thyen parafangon e automjetit të dyshuarave. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit –vëllezër janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”