Është arrestuar një person i dyshuar në Prishtinë, pasi që i njëjti ka sulmuar zyrtarin policor.
Nuk raportohet për të lënduar ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti në fjalë ka ndodhur në orën 19:15, sipas raportit 24 orësh të policisë.