Profili në Instagram i emisionit investigativ “Piranja” raportohet se është sulmuar nga “hakera”, pas denoncimit të kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës.
Në rrjetin social Facebook, “Piranjat” shpjegon vështirësitë që ka hasur në Instagram dhe thotë se po heton për zbulimin e personave që qëndrojnë pas këtij sulmi.
Reagimi:
Në ditën e sotme faqja e Piranjave në Instagram është përballur me probleme, duke nisur që me videon e denoncimit ndaj skandalit të keqmenaxhimit të plehrave në Bashkinë e Shijakut e deri tek abuzimet e kryetares së emëruar të Bashkisë Tiranë.
Ne nuk e dimë origjinën e saktë të këtij problemi dhe të sulmeve ndaj faqes sonë, ekspertët po punojnë për ta përcaktuar.
Ndjekësit tanë i sigurojmë se mund t’i shohin videot tona me audio të rregullt në Facebook dhe Tiktok.
Po ashtu mund të na ndiqni sonte në 20:44 live në Syri TV, mbi abuzimet në Bashkinë Tiranë si dhe atë të Shijakut.
The post Sulmohet instagrami i “Piranjave” pas denoncimit me video të Ristanit appeared first on Lapsi.al.