Sulmohet fizikisht kryetarja e Qytetit të Shkupit, përfundon në spital

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është sulmuar fizikisht nga persona akoma të panjohur derisa ndodhej në territorin e Komunës së Çairit bashkë me ekipin e saj për të detektuar siç pretendon ajo ndërtimet pa leje.

Arsovska mësohet se është goditur në fytyrë pas çka ka kërkuar ndihmën mjekësore dhe është dërguar në emergjencë në Spitalin 8 Shtatori në Shkup.

Policia është adresuar në vendin e ngjarjes për të marrë masa mbi zbardhjen e rastit, shkruan AlsatM, transmeton Klankosova.tv.

Arsovska tashmë disa javë frekuenton në Çair me pretendimet se po detekton ndërtesa pa leje që sipas saj datojnë në dy mandatet e fundit të kreu të Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Për pretendimet e saja, Arsovska ka dorëzuar dokumente edhe në polici dhe prokurori.

The post Sulmohet fizikisht kryetarja e Qytetit të Shkupit, përfundon në spital appeared first on Kosovapost.net.