Këngëtarja Eni Koçi është vënë në qendër të vëmendjes pas një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku disa ndjekës nuk kanë nguruar ta kritikojnë për paraqitjen dhe sjelljen e saj.
Njëri prej komenteve ofenduese i drejtohej me fjalët:
“Tmerr, a i shkon një nëne të bëjë kështu? Rrituni njëherë pastaj bëhuni nëna.”
Por Eni nuk e ka lënë pa përgjigje, duke reaguar me një koment të drejtpërdrejtë ndaj ndjekësit me profil anonim:
“Pse me profil fallco? Ke turp nga vetja?”
Reagimi i saj ka marrë shumë pëlqime dhe përkrahje nga fansat e saj, të cilët vlerësuan mënyrën e guximshme me të cilën Eni mbrojti veten,shkruan Kosovarja.