Protestuesit kanë nisur sulmin ndaj Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Fishekzjarrë, shashka dhe flakadanë po hidhen drejt godinës, transmeton Top Channel. Më herët krerët e opozitës paralajmëruan se protesta e sotme do të ishte paqësore.
Mësohet se një efektiv policie ka mbetur i lënduar, teksa tashmë protestuesit po vijojnë marshimin drejt Parlamentit.
Njoftim i Policisë së Shtetit:
Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara.
Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm.
Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policisë.