Mbrëmë në Stacionin Policor në Vushtrri është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i lehtë trupor’, njofton Policia e Kosovës.
Sipas deklarimit të viktimave, bëhet e ditur se ata janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar dhe si pasojë e lëndimeve dy viktimat kanë kërkuar tretman mjekësor.
Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar: I. T. 63 vjeç dhe N. T. 24 vjeç .Nga të dhënat e para hetimore janë ngritur dyshimet se dy të dyshuarit si shkak i një mosmarrëveshje, kanë sulmuar dy viktimat, ndërsa në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale nga të dyshuarit është konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë që dyshohet të jetë shkrepur në ajër.
Të gjitha veprimet policore, si dhe provat materiale i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ‘lëndim i lehtë trupor’, ‘përdorim i armës’ dhe ‘armëmbajtje pa leje ’.
Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor.