Sulmohen dy zyrtarë policorë në vendin e punës në Kaçanik, njëri dërgohet në emergjencën e Ferizajt

Dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga një person derisa ishin në stacionin policor në Kaçanik.

Njëri nga ta pasi kishte marrë fillimisht tretman mjekësor në QKMF u dërgua në emergjencën e Ferizajt.

Ndërkaq, i dyshuari u dërgua në mbajtje.

“Stacion policor Kaçanik 16.01.2026 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në vendin e punës. Pas tretmanit mjekësor në QKMF, njëri nga zyrtarët është dërguar në emergjencën e Ferizajt për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.