Policia ka gjetur një letër lamtumire në shtëpinë e sulmuesit 21-vjeçar, i cili vrau të 10 persona në një shkollë në Graz dhe më pas edhe veten.
Siç raporton gazeta austriake “Kleine Zeitung“, hetuesit gjetën letrën e lamtumirëse gjatë kontrollit të shtëpisë së vrasësit, e cila ndodhet në zonën e Grazit. Ky medium citon Franz Ruf, Drejtor i Përgjithshëm për Sigurinë Publike, i cili ka thënë se letra nuk jepte të dhëna për një motiv, por përmbante mesazhe lamtumire nga autori i krimit drejtuar prindërve të tij
Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se letra e autorit është marrë nga policia, pa dhënë detaje mbi përmbajtjen./Reporteri.net