Gazetari Lirim Mehmetaj, për sulmin me zollë ndaj Kuvendit të Kosovës më 5 nëntor, 2016, shkroi se “u krye nga Vetëvendosje”.
Postimi i Mehmetajt:
Pjesa 2…
Shumë veta më pyetën sot, përse Vetëvendosja e pati gjuajtur Kuvendin me zollë?
Për ta përmbledhur shkurtimisht:
Në atë kohë po bëhej demarkimi i Kufirit me Malin e Zi.
Një komision i Kosovës dhe një komision i Malit të Zi e bënë Demarkimin, por Vetëvendosja dhe partitë tjera opozitare deklaronin se Qeveria e Kosovës qëllimisht po i falë tokë Malit të Zi.
Si metodë për ta kundërshtuar, Vetëvendosja krijoi një grup me emrin “Rugovasit” dhe medemek ishte një grup i organizuar i të pakënaqurve nga Rugova.
Edhe përgjegjësinë për sulmin në Kuvend e pati marrë ky grup.
Por, Policia e Kosovës e ndihmuar në atë kohë në hetime nga FBI amerikane, pati zbuluar se kush qëndronte prapa mesazhit të dërguar nga Rugovasit që merrnin përgjegjësinë.
Telefonin nga i cili ishte dërguar mesazhi e kishte blerë në një mobi-shop në shesh, aktivistja e Vetëvendosjes, Adea Batusha.
Kurse me atë telefon ishte dërguar edhe e-maili kishe nga Rugovasit.
Kur u kërkuan zyrtarisht koordinatat nga Google, doli se vendi nga ishte dërguar mesazhi që merrte përgjegjësinë për sulmin përmes atij telefoni, ishte banesa e aktivistit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi.
P.S
Sot e atë ditë, demarkimi i kufirit me Malin e Zi, mbetet po ai që ishte. Albin Kurti përkundur se ka ardhur në pushtet, nuk e ka kundërshtuar më dhe nuk ka biseduar me Malin e Zi për ridemarkim. Madje, institucionet e Malit të Zi dhe Kosovës kanë deklaruar se për dy shtetet kjo çështje është çështje e mbyllur.











