Sulmi me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, Trump: Autori do paguajë çmim shumë të lartë

Sot më datë 26 nëntor 2025, në Uashington, pranë Shtëpisë së Bardhë, u qëlluan dy ushtarë të Gardës Kombëtare, të cilët janë në gjendje kritike për jetën.

Policia Metropolitane në Shtetet e Bashkuara njoftoi se autori është plagosur rëndë gjithashtu dhe se është vënë në pranga.

Në lidhje me ngjarjen, ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Trump, që gjatë kohës kur ndodhi ngjarja, ka qenë në fushën e tij të golfit në West Palm Beach në Florida.

Kreu i shtetit amerikan ka reaguar i tronditur për ngjarjen, duke thënë se autori do të paguajë shtrenjtë.

“Personi që qëlloi dy anëtarët e Gardës Kombëtare, të cilët janë në gjendje kritike, është gjithashtu rëndë i plagosur, por pavarësisht nga kjo, do të paguajë një çmim shumë të lartë! Zoti bekoftë Gardën tonë Kombëtare, si dhe të gjithë Forcat e Armatosura dhe ato policore”, shkruan Trump.