Volodymyr Zelensky tha se priste një “përgjigje të fortë” nga Shtetet e Bashkuara pas sulmit masiv ajror rus që goditi Ukrainën mbrëmë.
“Është e rëndësishme që partnerët t’i përgjigjen në mënyrë gjithëpërfshirëse këtij sulmi. Ne po mbështetemi në një përgjigje të fortë nga Shtetet e Bashkuara”, tha presidenti ukrainas.
Ndërkohë, Ukraina pretendon se ka sulmuar përsëri tubacionin Druzhba në rajonin e Bryansk të Rusisë, i cili furnizon gjithashtu naftë ruse në Hungari dhe Sllovaki, duke shkaktuar “dëme të gjera për shkak të zjarrit”.
Sky Neës raporton këtë, duke cituar komandantin e forcave ukrainase të dronëve, Robert Brovdi. Tubacioni furnizon naftë bruto në Budapest dhe Bratislavë, të cilat vazhdojnë të blejnë energji nga Rusia edhe pse BE vendosi të ndërpresë rrjedhat.
Pretendimi i Brovdi-t, thekson Sky Neës, nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur dhe Rusia nuk ka komentuar mbi sulmin, por i është referuar asaj që e quan një sulm të veçantë në rafinerinë e naftës Ilsky në Krasnodar.