Të paktën 104 palestinezë u vranë në një valë sulmesh izraelite në Gaza të martën në mbrëmje, thotë ministria e shëndetësisë e territorit e drejtuar nga Hamasi.
Ushtria izraelite tha se goditi “dhjetëra objektiva terroristësh dhe terroristë” në përgjigje të shkeljeve nga Hamasi të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja.
Ministri i mbrojtjes i Izraelit akuzoi Hamasin për një sulm në Gaza që vrau një ushtar izraelit dhe për shkelje të kushteve për kthimin e trupave të pengjeve të vdekura. Hamasi tha se nuk kishte “asnjë lidhje” me sulmin dhe ishte i përkushtuar ndaj marrëveshjes, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti amerikan Donald Trump pohoi se “asgjë” nuk do të rrezikonte armëpushimin, por shtoi se Izraeli duhet të “kundërsulmojë” kur ushtarët e tij të jenë në shënjestër.









