Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mark Fleming. Në njoftimin e Kushtetueses thuhet se biseda është fokusuar në punën e deritanishme të Kushtetueses dhe rolin e kësaj të fundit në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.
Tutje, shtohet edhe se Rexhepi e ka falënderuar Fleming për telefonatën dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-së për punën dhe pavarësinë institucionale të Kushtetueses, shkruan Gazeta Express.
Njoftimi:
Kryetari Rexhepi bisedë telefonike me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, z. Nexhmi Rexhepi, zhvilloi një bisedë telefonike me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Mark Fleming.
Biseda u fokusua në punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe rolin e saj në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.
Kryetari Rexhepi e falënderoi z. Fleming për telefonatën dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-së për punën dhe pavarësinë institucionale të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.